Shkon në 51 numri i të vdekurve nga vërshimet në Spanjë
Ka shkuar në 51 numri i të vdekurve nga vërshimet në pjesën juglindore të Spanjës, sipas autoriteteve atje.
Përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar, ndërsa dhjetëra njerëz janë të zhdukur, raporton televizioni BBC.
Kryetari i rajonit të Valencias, Carlos Mazon, tha se është “e pamundshme” që të përmendet një shifër e saktë e viktimave në këtë fazë.
Shërbimi Spanjoll i Motit raportoi se në Chiva, në rajonin e Valencias, u regjistruan 491 milimetra reshje për vetëm tetë orë të martën – sa sasia mesatare vjetore.
Mediat lokale raportuan se dhjetëra njerëz në Valencia e kaluan natën të ngujuar në vetura ose kamionë si dhe në kulme të ndërtesave dhe ura, duke pritur që të shpëtoheshin.