Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles, priten erëra të forta - NACIONALE

Shkon në 24 numri i të vdekurve nga zjarret në Los Angeles, priten erëra të forta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka shkuar në 24 numri i viktimave të zjarreve në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara. Meteorologët kanë paralajmëruar se erërat e forta, që i nxitën zjarret përreth Los Angelesit, pritet që të forcohen përsëri këtë javë, përderisa zjarrfikësit në terren po mundohen që të bëjnë progres në frenimin e flakëve.

Zyrtarët paralajmëruan se pas një fundjave me erëra relativisht të qeta, era e thatë e famëkeqe “Santa Ana” pritet të forcohet përsëri nga mbrëmja e së dielës deri të mërkurën, duke arritur shpejtësi deri në 96 kilometra në orë, raporton televizioni BBC.

Para forcimit të erës, ca përparim është bërë në ndaljen e përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse “Palisades” dhe “Eaton”, të cilat po përhapen në dy pjesë të kundërta të qytetit. Zjarrfikësit lokalë po mbështeten nga ekipe prej tetë shteteve të tjera amerikane, si dhe nga Kanadaja e Meksika.

Zyrtari i mjekësisë ligjore në distriktin e Los Angelesit të dielën e përditësoi shifrën e viktimave, duke e çuar në 24, ndërsa zyrtarët thanë më herët se të paktën 16 të tjerë mbeteshin të zhdukur.

Lajme të ngjashme