Shkon në 21 numri i të vdekurve nga shpërthimi në xhaminë e Kabulit - NACIONALE

Shkon në 21 numri i të vdekurve nga shpërthimi në xhaminë e Kabulit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Policia ka bërë të ditur se nga shpërthimi në xhaminë e mbushur me njerëz në Kabul, numri i të vrarëve ka shkuar në 21.

Sipas zëdhënësit të policisë së Kabulit, Khalid Zadran, të plagosur kanë mbetur edhe 33 persona të tjerë.

Shpërthimi i së mërkurës ndodhi gjatë lutjeve të mbrëmjes, ndërsa raportohet se imami i xhamisë është në mesin e viktimave.

Ende nuk është ë qartë se kush qëndron pas këtij sulmi, i cili ndodhi një javë pasi një militant i shquar i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) vrau një klerik pro-Taliban në një shpërthim vetëvrasës me bombë, gjithashtu në Kabul.

IS është shfaqur si armiku më i fuqishëm i talebanëve, të cilët morën kontrollin mbi Afganistanin vitin e kaluar. Të dy grupet tani janë përfshirë në një betejë të turbullt dhe të përgjakshme.

Lajme të ngjashme