Shkon në 2.645 numri i të vdekurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë
Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e forta në Venezuelë javën e kaluar ka shkuar në 2.645, tha të premten Ministria e Informimit.
Sipas kësaj ministrie, Më shumë se 12 mijë të tjerë kanë pësuar lëndime dhe 15 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë si pasojë e kësaj katastrofe, raporton agjencia e lajmeve "Reuters".
Vendet e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, i kanë ofruar ndihmë Venezuelës për t’u përballur më lehtë me pasojat që i kanë lënë tërmetet.