Shkolla politike “Ibrahim Rugova” mban ligjerata për kushtetutshmërinë e zgjedhjet për studentët
Doarsa Kica-Xhelili ka ligjëruar mbi kushtetutshmërinë, institucionet e zgjedhjet para studentëve të shkollës politike “Ibrahim Rugova”.
Ata vizituan edhe Kuvendin e Kosovës.
E plotë:
Studentët e shkollës politike ‘’Ibrahim Rugova’’ kanë mbaruar sot modulin e tretë ‘Sistemi politik; Rendi kushtetues; Institucionet’, mentoruar e ligjëruar nga Doarsa Kica Xhelili.
Në kuadër të këtij moduli, studentët vizituan Kuvendin e Kosovës, ku deputetja Doarsa Kica Xhelili i njoftoi nga afër ata me ambientet e Kuvendit dhe iu foli për rolin kushtetues të Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës.
Përderisa, i ftuar për të folur pranë studentëve rreth sistemit zgjedhor dhe partive politike, ishte deputeti Driton Selmanaj.
Në shkollën politike ‘’Ibrahim Rugova’’ çdo javë zhvillohen tema dhe aktivitete të ndryshme politike, të cilat kanë për qëllim përgatitjen e kësaj gjenerate për politikbërje.