Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë del kundër Drejtorisë së Arsimit, nuk e ndryshon orarin e mësimit për Ramazan
Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka dalë kundër vendimit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit të mësimit gjatë Ramazanit.
Përmes një njoftimi kjo shkollë ka treguar se për arsye të brendshme organizative nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë.
Sipas njoftimit, kjo shkollë është në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Arsimit.
“Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë, për arsye të brendshme organizative të cilat janë analizuar nga drejtoria, nuk ka mundësi praktike për ndryshimin e orarit në këtë periudhë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me KDSh-në e shkollës lidhur me këtë çështje. Ju urojmë agjërim të mbarë secilit agjërues”, është thënë në njoftimin e shkollës.