Shkëmbimi i pronave në Prishtinë, Muharremi: Rama të jetë më transparent, shumë gjëra s`i ka sqaruar - NACIONALE

Shkëmbimi i pronave në Prishtinë, Muharremi: Rama të jetë më transparent, shumë gjëra s`i ka sqaruar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka kërkuar transparencë nga Komuna e Prishtinës për rastin e këmbimit të pronave publike me ato private.

Ai ka bërë me dije se kryetari Përparim Rama nuk është tregua transparence në sqarimin e tij.

Në profilin e tij në “Facebook” Muharremi ka shkruar se kjo jo çështje nuk duke do të kalohet lehtë.

“Në reagimin që e kishte bërë Rama i Prishtinës rreth shkëmbimit të pronës publike me private, nuk ishin sqaruar shumë gjëra thelbësore. Një përgjigje e ngushtë. Më së shumti ndoshta publikur mund të i interesoj, PSE është bërë shpronsimi. Cilat janë arsyet dhe arsyeshmeria. Cili është interesi publik i shkëmbimit? Në ndonjë rast, nëse ka arsye të forta, edhe 100 hektarë publikë munden me u ndru për 8h privat, mvarsisht nga specifikat, por këtu nuk ëshë sqaruar asgjë”, ka shkruar ai, duke kërkuar detaje shtesë.

“Sot ka qenë një rast i mirë me qenë transparent dhe me i hjek dyshimet e publikut rreth këtij rasti. Por një gjë e tillë nuk u bë. Kjo çështje nuk duket se do të harrohet e kalohet lehtë. Gjithashtu po e zbehë rëndësinë e takimeve nëpër komuna të partisë. Sa më shumë që mbahet sekret dhe nuk jepen sqarime, aq më e lartë mundet me qenë kostoja që mundet me u pagu nga menaxhmenti i komunës dhe partisë, nëse del në fund se kjo iniciativë nuk ka qenë në interes të publikut. Por nëse ka qenë në interes të publikut, pse mos me qenë transparent plotësisht? Në secilën scenario duhet më shumë sqarime”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme