Shkëlqim Devolli viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Liderë që sakrifikuan shumë për lirinë e Kosovës - NACIONALE

Shkëlqim Devolli viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Liderë që sakrifikuan shumë për lirinë e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndërmarrësi i njohur, Shkëlqim Devolli, ka zhvilluar sot një vizitë në Hagë, ku është takuar me dy ish-udhëheqësit e lartë të shtetit, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Pas vizitës, Devolli ka theksuar përkushtimin e tij për të mbështetur zhvillimet demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut në vend.

Ai i cilësoi Thaçin dhe Veselin si figura kyçe në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës dhe u shpreh se prezenca e tij në Hagë është një akt simbolik për të shprehur solidaritet me ta.

“Ata janë liderë që sakrifikuan shumë për lirinë e Kosovës. Kjo vizitë është shenjë e mbështetjes për ta dhe për të gjithë ata që besojnë në drejtësinë dhe në vlerat e lirisë,” tha Devolli pas takimit, shkruan Klan Kosova.

Ai ka shtuar se “është detyra jonë si qytetarë të vazhdojmë të qëndrojmë pranë atyre që kanë dhënë maksimumin për shtetin tonë.”

Lajme të ngjashme