Shkelja edhe e Rregullores së Kuvendit për 48 orëshin, Sadiku: Cili armik i shtetit i bën këto? - NACIONALE

Shkelja edhe e Rregullores së Kuvendit për 48 orëshin, Sadiku: Cili armik i shtetit i bën këto?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ermal Sadiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pasi u konsumuan tri shkelje, dy kushtetuese dhe një e rregullores së Kuvendit të Kosovës për seancë konstitutive.

Postimi i plotë:

Pas afatit prej 48 orësh, Vetëvendosja dhe deputetët e saj tash e shkelën edhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Dmth, për vetëm një muaj kanë mbërri me e shkel Kushtetutën, Aktgjykimin e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Tash tregomani: cili armik i një shteti mundet me i bë këto më shpejt e më keq? Qysh mundet me u dëmtu një shtet më shumë se kaq?

Nuk ka kurgjo që e dëmton shtetin më shumë sesa rrënimi i rregullave dhe institucioneve të tij. As korrupsioni, as nepotizmi, as tanket e as plumbat.

Sepse kur e shkel Kushtetutën, e shpërfill Gjykatën dhe e shkel Rregulloren e institucionit më të lartë përfaqësues, nuk je veç tu e keqqeverisë shtetin. Je tu ia rrënu themelet.

Këta më nuk janë amatera.

Janë shkatërrues. Janë dëmtues të shtetit

Lajme të ngjashme