Shkarkohet Kryeshefi i KOST-it, një ditë pas raportimeve tronditëse të Lirim Mehmetajt
“Dukagjini” raportoi se është shkarkuar Kryeshefi i KOST-it, Evetar Zeqiri.
Kjo vjen një ditë pas raportimeve tronditëse të gazetarit Lirim Mehmetaj për një kompani fantome për tregtim të energjisë eletrike - kompani kjo që përbrenda 3 vitesh u ngrit në top pesëshen e kompanive me fitimet më të mëdha në vend.
Zeqiri u shkarkua në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve, me anëtarë Gëzim Tosuni, Rejhane Zylfijaj, Lumnije Aliu, Sead Mujovi.
Siç mëson Dukagjini, ish-anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.