Shkaktoi aksident duke vozitur në gjendje të dehur, arrestohet një person në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren pasi ai kishte shkaktuar një aksident duke vozitur në gjendje te dehur.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se në aksidentin që ka shkaktuar ai është lënduar një person.
Sipas policisë, pësoni i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
“Rr. Prishtina, Prizren / 31.03.2026 – 06:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur veturën e cila drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit është dërguar në QKUK për tretman te mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.