Shkak një grua, plas sherri në Ksamil - goditet me shishe një 37-vjeçar
Një 37-vjeçar nga Tirana ka mbetur i plagosur nga një shishe pas një konflikti që dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një gruaje, gjithnjë sipas BalkanWeb.
Personi i plagosur është Elmir Myrdini, teksa goditësi Gentjan Zikollari.
Për rastin në fjalë ka dalë me komunikatë edhe policia e shtetit.
Njoftimi i policisë:
Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.