Shkak i një defekti, furnizimi me ujë të pijshëm ndërpritet përkohësisht në Skenderaj - NACIONALE

Shkak i një defekti, furnizimi me ujë të pijshëm ndërpritet përkohësisht në Skenderaj

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët e Skenderajt se do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të kompanisë në Facebook, kjo situatë ka ardhur si pasojë e një defekti në gypin kryesor të furnizimit, që ndodhet në Kllinën e Mesme.

KRU “Mitrovica” u kërkon qytetarëve mirëkuptim deri në sanimin e defektit në fjalë.

Lajme të ngjashme