“Shiqo; jo, jo…”: Përplasen dy ish-zyrtarët e VV-së për një letër të Serbisë, Ymeri ia shtron një pyetje Hoxhës
Visar Ymeri dhe Ylli Hoxha kanë disa të përbashkëta. Përveç analistë në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, ata janë edhe ish-zyrtarë të VV-së.
Përkundër kësaj, ata mbrëmë nuk janë pajtuar në analizën e tyre. Më saktë, Ymeri e Hoxha nuk janë pajtuar në lidhje me letrën e Serbisë dërguar zyrtarisht BE-së nga ana e Ana Bërnabiqit, kryeministre në ikje e Serbisë, ku tregohej se shteti serb nuk i pranon disa pika të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2023.
“Shiqo, ai është qëndrim zyrtar i Serbisë” – thotë Hoxha, ndërsa Ymeri ia kthen se BE-ja as “nuk është përgjigjur” në letër.
“Jo, jo, jo, jo, nga një kryeministër në ikje. Pse nuk e ka çu Vuçiqi, që është hala president?” – është pyetja e Ymerit, ndërsa Hoxha ia kthen se Bërnabiq mund të jetë sërish kryeministre.