Shijojeni të shtunën, kaq do të arrijnë temperaturat për sot - NACIONALE

Shijojeni të shtunën, kaq do të arrijnë temperaturat për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot më i ngrohtë, raporton Nacionale.

Sipas Prishtina Ëather, mot i njejtë paraqitet edhe ditëve të fundjavës. Këto kushte të qëndrueshme vijojnë edhe përgjatë ditëve të para të nëntorit. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mbeten mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinë.

Ndotësit ajror në këto kushte të qeta atmosferike, mbesin në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.

Në vazhdin gjeni parashikimin e temperaturave nga sot e deri të mërkurën e javës së parë të nëntorit:

29.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

30.10 – Pas mëngjesit me mjegull në ultësira, gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë.

31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes, e gjatë ditës ngrohtë me kthjellime e diell.

1.11 – Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.

2.11 – Ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 4C deri 7C, e ato maksimale 20C deri 22C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Lajme të ngjashme