Shihen dronë të paidentifikuar, pezullohen përkohësisht fluturimet në Aeroportin e Berlinit
Fluturimet u pezulluan për gati dy orë të premten në Aeroportin Brandenburg të Berlinit për shkak të dronëve të paidentifikuar që u panë atje, i tha agjencisë së lajmeve AFP një zëdhënës i këtij aeroporti.
Ky është rasti më i ri i një vargu incidentesh të ngjashme në pjesë të ndryshme të Evropës.
Nisjet dhe mbërritjet u pezulluan nga ora 20 e 8 minuta deri në orën 21 e 58 minuta dhe “një valë e tërë fluturimesh” u devijuan për në qytete të tjera gjermane gjatë mbylljes, shtoi zëdhënësi i aeroportit.
Në shtator, Danimarka i ndaloi për disa ditë fluturimet e dronëve civilë në hapësirën e saj ajrore pas aktiviteteteve të dyshimta të dronëve në disa aeroporte e zona ushtarake atë muaj.
Incidentet i detyruan aeroportet që të mbylleshin përkohësisht dhe shkaktuan pengesa në udhëtime për dhjetëra mijëra njerëz.