Shifra të larta me Covid në Kosovë, mbi 200 raste të reja për 24-orë
Në Kosovë kanë nisur që të rriten rastet sa i përket paraqitjes me virusin Covid-19.
Në 24-orët e fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe 213 raste të reja me këtë infeksion. Ndërkohë janë bërë 609 testime.
Nga këto shifra në vend, aktiv me koronavirus mbesin 1244 persona.