Shifra rekorde: 341 raste me koronavirus në 24-orët e fundit
Në vend, rastet me Covid-19 po shkojnë duke u rritur. Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 341 raste të reja me koronavirus nga 1 mijë e 165 testime të bëra.
Vdekje në 24-orët e fundit nuk ka.
Ndërkohë që janë shëruar 64 persona.
Të vaksinuar brenda 24-orëve të fundit janë 74 persona.