Shfaqet Dejona Mihali në selinë e VV-së, ulet në krye të vendit dhe e dëgjon një ligjeratë për Kantin
Dejona Mihali, koordinatore e fuqishme e VV-së, i ka shpeshtuar daljet në mbledhi të ndryshme të VV-së, partisë që udhëhiqet nga Albin Kurti.
Së fundmi, ajo është parë në një takim në VV, ku mbajti një ligjeratë Genc Carrabregu, një pedagog në “Duke University”, që në Kosovë njihet si njeri i afërt me partinë në pushtet.
Sic shihet në fotografi, zonja Mihali është ulur në krye të vendit, përball z. Carrabregut, që ishte ligjërues. Nuk dihet nëse Mihali ka qenë moderatore e ligjeratës, ku u fol për Kantin, të drejtën e punës e të drejtës së votës.
“Në këtë 22 mars, në vizitën e tij në Kosovë, pedagogu dhe studiuesi nga "Duke University", Gent Carrabregu mbajti ligjëratën mbi “Liria e punës dhe e drejta e votës te Kanti: Një rishqyrtim".” – shkroi VV-ja në postimin në Facebook.