Sherifi i reagon Konjufcës: Në opozitë kishte përgjigje për gjithçka, tash thotë “nuk e di” - NACIONALE

Sherifi i reagon Konjufcës: Në opozitë kishte përgjigje për gjithçka, tash thotë “nuk e di”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi i ka reaguar kryeparlamentarit Glauk Konjufca, pasi ky tha se nuk e di nëse është shtrenjtuar energjia elektrike.

Përmes një shkrimi në Facebook, Sherifi ka thënë se Konjufca në opozitë kishte përgjigje për gjithçka, tash thotë “nuk e di”.

“Sa ishte në opozitë prej tij gjithmonë kemi dëgju veç një fjalë: E DI. Tash që është në pushtet më shpesh e dëgjojmë duke thënë, NUK E DI, sesa, E DI, edhe pse duke qenë në pushtet është tërësisht i informuar për çdo gjë!” – u shpreh ai.

Në fund, ai ka thënë se “hipokrizia brina nuk ka”.

Lajme të ngjashme