Sherfi: Prita që statusi i radhës i Kurtit të jetë “Produktet Serbe” nuk kalojnë - NACIONALE

Sherfi: Prita që statusi i radhës i Kurtit të jetë “Produktet Serbe” nuk kalojnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar postimin e djeshëm në Twitter të kryeministrit Albin Kurti pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, ku protagonistë kryesorë ishin shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Kurti pas ndeshjes ka deklaruar se “Serbia nuk kalon”, ndërsa Sherif ka deklaruar se postimi i radhës i Kurtit mundet të jetë “produktet serbe nuk kalojnë” bazuar në euforinë e kryeministrit.

Ai përmendi një këngë epike shqiptare ”Prit me muj e prit me vjet pushka Lilës spo kërset”.

”Prita që pas statusit të mbrëmshëm në FB të kryeministrit Kurti “Serbia nuk Kalon”, në eufori e sipër statusi i tij i radhës të jetë: “Produktet Serbe” nuk kalojnë! Por jo, nuk ndodhi kjo, sërish u rikthye te fjala “Kalon”! Kjo më kujtoi këngën epike shqiptare: “Prit me muj e prit me vjet pushka Lilës spo kërset,” shkroi Sherifi.

Lajme të ngjashme