Shërbimi i ujit me cisterna vazhdon edhe sot në Mitrovicën e Veriut - NACIONALE

Shërbimi i ujit me cisterna vazhdon edhe sot në Mitrovicën e Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se shërbimi i ujit me cisterna do të vazhdojë edhe sot.

“Aktualisht, për shkak të problemeve të furnizimit me ujë në Mitrovicën veriore, autoritetet lokale kanë njoftuar se do të vazhdohet ofrimi i shërbimit për qytetarët me cisterna uji. Ky shërbim pritet të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, në mënyrë që të lehtësohet mungesa e ujit dhe të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e zonave më të prekura”, theksohet në njoftim.

“Për më shumë detaje mbi oraret dhe zonat specifike që do të shërbehen, qytetarët mund të ndjekin njoftimet e institucioneve lokale ose të kontaktojnë në numërin e telefonit 046-755-721”, theksohet në njoftim.

Lajme të ngjashme