“Shqetësuese ikja e mjekëve nga vendi”: Haradinaj organizon tryezë diskutimi për problemet në shëndetësi - NACIONALE

“Shqetësuese ikja e mjekëve nga vendi”: Haradinaj organizon tryezë diskutimi për problemet në shëndetësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Gjendja në shëndetësi vazhdon të mbetet e rëndë”, ka vlerësuar Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një diskutimi në tryezën e organizuar për të adresuar situatën në sektorin e shëndetësisë në vend.

Çka e bën gjendjen edhe më të rëndë është “largimi i personelit shëndetësor” nga vendi, tha Haradinaj, referuar trendit në rritje të ikjes së mjekëve nga vendi.

“Rrezik është edhe situata me personelin shëndetësor. Çështje shqetësuese është largimi i personelit shëndetësor duke pasur për bazë se edhe statusi financiar nuk është zgjedhur në mënyrën e drejte dhe të duhur. Edhe pse ka disa përmirësime, por që nuk është bërë në mënyrën e duhur”, tha Haradinaj, siç e citoi Ekonomia Online.

“Me qëllim që të shterojmë debatin në drejtim të dhënies së një perceptimi nga qytetarët e vendit që edhe ata të jenë të interesuar. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë e ka këtë prej temave në agjendat e menaxhimit të vendit, problemet me shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore”, tha mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme