Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama me vendim që të mbyllë vendpunishtet që s'përmbushin standardet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lajmëruar se do të mbyll vendpunishtet që nuk përmbushin standardet e sigurisë, pas incidenteve të fundit në kryeqytet.
Vendimi vjen pas shembjes së dheut një ditë më parë, që la një pjesë të qytetit pa energji elektrike për rreth 22 orë.
“I shqetësuar me gjendjen aktuale […] kam marrë vendim për krijimin e Komisionit për Vlerësimin Emergjent”, thuhet në njoftim.
Sipas tij, çdo vendpunishte me shkelje serioze do të mbyllet menjëherë dhe mund të përballet me revokim të lejes.
Ai paralajmëroi edhe masa ndaj inspektorëve që nuk raportojnë parregullsitë.