Shembja e çatisë së Komunës së Prishtinës, përgjegjësit dënohen me 5 vite burgim e 5 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallu një aktgjykim dënues për rastin e shembjes së çatisë së Komunës së re të Prishtinës.
Siç raporton Betimi për Drejtësi, pas aprovimit të marrëveshjes për pranim të fajësisë, Ylber Jashari është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe Bekim Baftijari për veprën e punimeve ndërtimore të kundërligjshme.
Jashari u dënua me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, kurse Baftijaraj u dënua me 2 vite burgim, raporton Betimi për Drejtësi.
I pandehuri Jashari për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” u dënua me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë, kurse i pandehuri Baftijaraj për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”, u dënua me 2 vite burgim, vazhdon raportimi.
Po ashtu ata detyrohen të paguajnë edhe kompensimin e buxhetit të shtetit në vlerën e dëmit të shkaktuar prej 36 mijë e 450 euro e 29 centë.