Shehu: Rama nuk guxon ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë nga Aleksander Vuçiqi
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokim të projektrezolutës së PD-së, e cila ka për qëllim dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Shehu ka thënë se Edi Rama nuk guxon ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Shehu ka thënë se më e rëndësishme është miratimi i projekt-rezolutës së PD-së për dënimin e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës.
“Duke dënua gjenocid serbe në Kosovë, ne hapim rrugë pastaj për të gjitha elementet e tjera jo vetëm për dënimin e këtij gjenocidi, por edhe për goditjen e gjithë falsifikimit që i bëhet historisë së asaj periudhe, përfshirë edhe çështjen trafikimit të organeve. Por, kjo është rrëzuar nga Rama, sepse ai ka frikë dhe nuk guxon të njoh dhe dënojë gjenocidin serb në Kosovë, sepse është Vuçiqi mbrapa”, ka deklaruar Vuçiq.