Sheholli me parashikim fatkeq: Nëse s'bëhet Asociacioni, bien Kurti dhe Osmani
Fatmir Sheholli, analist i ftuar në Kanal 10, ka bërë një deklarim të çuditshëm. Në fakt, ajo çfarë ai tha dje është më shumë një parashikim. Madje parashikim ogurzi për fatin e kryeministrit Albin Kurti dhe të qeverisë së tij.
Sipas Shehollit, nëse Kurti nuk e shkruan statutin e Asociacionit, atëherë Qeveria e tij do të bie.
“Është eksplicite dhe implicite për zotin Kurti në mënyrë shumë të përshpejtuar ta formojë grupin punues dhe të fillojë shkrimin e statutit të Asociacionit. Nëse nuk e bën këtë punë, mane mend çka po ju tham qetu, qekjo qeveri ka me ra, jo pse do Kurti, po ka me ra. Ka me rrxue një institucion i fuqishëm i Republikës së Kosovës. Pikë.” – tha z. Sheholli në Kanal 10.
E kur u pyet se si do të ndodhte kjo punë, z. Sheholli u bë edhe më radikal, duke dhënë një pikëpamje ogurzezë edhe për fatin e presidentes Vjosa Osmani.
"Bojeni një hulumtim, edhe kqyrni. Qeverinë nuk e rrxon, bjen presidentja dhe kryhet ky muhabet." - tha ai.