Shehaj: Prona do të kthehet tek pronari
Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia në Shqipëri, në një bashkëbisedim me qytetarë, iu premtoi se ‘pronat do të kthehen te pronarët’
“Shteti ju ka mohuar të drejtën themelore që është e drejta e pronës, një tufë politikanësh të korruptuar, në bashkëpunim me gjykatës të korruptuar, dhe me sekserë, ju kanë mohuar të drejtën e pronës dhe unë dua t’ju bëj një thirrje qytetarëve shqiptarë nuk duhet të dorëzohen, do vijë një ditë që prona do të kthehet tek pronari, pavarësisht se çka kanë bërë këta në këto 30 vjet, do të kthehet prona tek pronari, nuk duhet të dorëzohemi”, tha Shehaj.
Lexo edhe: Agron Shehaj: Rama është problemi, ja tri shtyllat e programit tonë