Agron Shehaj: Rama është problemi, ja tri shtyllat e programit tonë
Zvogëlimi i administratës, përgjysmimi i kostos së administratës, përgjysmimi i taksave – janë disa nga pikat kryesore të partisë ‘Mundësia’, kryetari i së cilës, Agron Shehaj, foli mbrëmë në emisionin ‘Opinion’.
“Në Shqipëri kemi të bëjmë me parti politike sikur jemi në vitet e 90-ta. Këtu e paraqesin shtetin si zgjdihja e vetme. Ne jemi për zvogëlim të administratës, përgjysmim i kostos së administarës, përgjysmim i taksave dhe asnjë votë e partisë Mundësia nuk ka për të shkuar kundër reformës në drejtësi. Të tjerët janë pazare, do të ndërtojmë fabrika, uzina. Askush nga ata nuk e ka të qartë se Shqipëria rritet duke u rritur ekonomia”, tha Shehaj.
Pse Shehaj u largua nga PD-ja?
Ai iu bashkua Partisë Demokratike më 2017
Pse nuk pranuat të bashkoheshit me PD-në? - pyet Blendi Fevziu, Agron Shehajn
“Ajo që është e rëndësishme për t’u thënë, unë kam hyrë në Partinë Demokratike, në politikë më 2017. Arsyeja pse kam hyrë në politikë, isha duke parë në television Arben Ahmetaj, ishte ministër atëkohë dhe qartësisht po gënjente.
I thash vetës, se si mund ta lëmë fatin tonë në dorën e një mashtruesi.
Hyra në parti politike, për të sjell ndryshim, jo për të bërë rotacion, jo për të zëvendësuar Arben Ahmetajn thjesht me një rotacion”, thotë Shehaj.
“Por ditën që kam dalë nga Partia Demokratike, isha i bindur se PD nuk po bënte ndryshimin dhe kjo nuk do ta sillte kurrë Partinë Demokratike në pushtet.
Që do të thotë, ne duhet të bindim qytetarët shqiptarë, duhet të bëjmë një kontrast të jashtëzakonshëm me Partinë Socialiste”, thotë ai.
‘Problemi kryesor i Shqipërisë është Edi Rama’
Shehaj thotë se Ramën nuk është lehtë ta mundësh dhe thotë se është problemi kryesor i Shqipërisë.
“Edi Rama është problemi kryesor i këtij vendi dhe është realisht problem kryesor për demokracinë. Nuk është aq e lehtë të mundësh Edi Ramën”, thotë ai.
Kë ka Shehaj në listën e kandidatëve për deputetë?
“Pjesa më e madhe janë profesionistë, sipërmarrës të vegjël. Janë vetëofruar që të jenë kandidatë.
Kemi mbledhur strukturat, në rastin konkret për Tiranën, kemi mbledhur kryesinë dhe koordinatorët e degëve në Tiranë.
Në një parti të vogël është shumë e thjështë, nuk është se qartësisht jemi një parti e re. kush ka dhënë contribute, kush do të përfshihet.
Shpesh më thonë faleminderit Agron që më kandidove, që më besove. Ata nuk kanë arsye për të më falënderuar”, thotë ai në Opinion.
“Ata janë vizionarë. Kur pashë listën përfundimtare, shumica e tyre janë sipërmarrës të vegjël, njëri ka një restorant, janë njerëz që duan t’ia dalin me punë të ndershme. Kemi aktiviste, kemi profesionistë”, thotë ai
Edi Rama hodhi akuza në drejtim të Shehajt, për një vizitë që ky pati në Mar-a-lago.
“Kam paguar zero lekë. Akuza është shumë e rëndë që vjen drejtpërdejtë nga kryeministri. Ditën e parë kur bëra një video nga jashtë Mar-a-lagos, ai tha vajta aty sikur unë të shkoja jashtë dhe të bëja një video dhe të thoja isha Brenda.
E vërteta është se unë kam shkuar më ftesë të një senatori.
Ajo është shtëpia e Presidentit, ku presidenti takon sipërmarrës.
Pse është shumë e rëndë akuza që bën kryeministri Edi Rama. Ai akuzon se kam fshehur lobimin për pjesëmarrjen, por akuzon edhe ata se gjoja i kam paguar për të marrë pjesë.
Edi Rama po luan me zjarrin, është i vetmi që ka përfunduar në një dosje të FBI-së, ku është akuzuar që ka qenë vetë ai që ka kërkuar t’i ofrohet presidentit Trump, me paratë që kanë vjedhur nga qytetarët shqiptarë.
Në Mar-a-lago kishte senatorë, kongresmenë. U diskutua edhe për Shqipërinë, thash mendimin tim lidhur me Shqipërinë, se Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë”, thotë ai.