Shehaj: 700 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria prej vitit 2013 deri sot - NACIONALE

Shehaj: 700 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria prej vitit 2013 deri sot

1 vit më parë

nga NACIONALE

700 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria nga viti 2013 deri tani, thotë kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Ndërkohë që dëgjoja deputetët që flisnin të shqetësuar për diasporën dhe i kërkojnë votën diasporës, vajta tek statistikat e Eurostat ku janë statistikat se sa shqiptarë kanë marrë leje në BE nga 2013 deri më sot”,thotë ai në një video të publikuar në profilin e tij.

Më 2013, 31,000 shqiptarë kanë marrë leje për herë të parë

34 mijë më 2014, 50 mijë më 2015, 85 mijë më 2022, 80 mijë më 2024.

700 mijë shqiptarë, pothuajse një e katërta e popullësisë së atëhershme.

Arsyeja pse secili prej këtyre 700 mijë shqiptarëve janë larguar, është se nuk shikojnë në Shqipëri një të ardhme për veten e tyre dhe familjet e tyre.

Jemi të bindur se nuk do kthehen me premtime boshe, por do kthehen kur do kuptojnë dhe do besojnë se edhe në Shqipëri ka një mundësi edhe për ata, prandaj partia jonë ka partia ‘Mundësia”, thotë Shehaj.

Lajme të ngjashme