Shefqeti: S’ka vonesë në ngritjen e aktakuzës për Banjskën, rasti s’është vjedhje pylli
Avokati Florim Shefqeti, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se nuk ka vonesa në ngritjen e aktakuzës për rastin në Banjskë. Ky sqarim nga avokati vie pasi Kryeministri Kurti pati akuzuar Prokurorinë për vonesa në ngritjen e aktakuzës.
“Në konsiderojmë që në këtë situatë nuk ka fare vonesë sepse rasti nuk është vjedhje pylli, por është ajo që dihet se çfarë është dhe normalisht ne për nga pikëpamja jonë kemi në disa raste jo të rralla vërejtje rreth aktakuzave të punuara në shpejtësi ose në mënyrë jo të duhur në aspektin e vërtetimit të gjendjes faktike dhe të nxjerrjes së provave. Prandaj, ne konsiderojmë që nuk ka vonesë në këtë çështje”, tha ai.
Ne konsiderojmë që secili rast penal i ka specifikat e veta, aq më tepër rasti konkret kur dihet që numri i të dyshuarve është jashtëzakonisht i madh. Sigurimi i provave është më sfidues se në rastet e tjera dhe mund të jetë e rëndësishme siguria shtetërorë apo interesi shtetëror për hetimin e pistave të tjera. Prandaj, duke patur parasysh mesataren e hetimeve për secilën vepër penale, ne mendojmë se në këtë rast nuk ka fare vonesë sepse e dimë parimisht se Kodi i ri i Procedurës Penale përveç dyvjeçarit të hetimeve e ka lejuar mundësinë që me aprovimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, të zgjatet afati i hetimeve edhe për një vit në rastet e veprave të komplikuara ose kur ka më tepër të akuzuar”- ka thënë avokati Shefqeti