Shefqet Krasniqi ashtu qysh nuk e kemi parë kurrë: Xhiro me McLaren? - NACIONALE

Shefqet Krasniqi ashtu qysh nuk e kemi parë kurrë: Xhiro me McLaren?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hoxha i njohur në popull, Shefqet Krasniqi së fundmi është shfaqur në pamje jo shumë të zakonshme për të.

Jo se nuk i ka hije, dorën në zemër.

Një person me emrin Burim Piraj, profili i të cilit në Facebook thotë se "nëse nuk mund të bëni vepra të mira, së paku mos flisni keq për të tjerët" dhe "qoftë paqja mbi ju" dhe se është bashkëpronar i "Meka Halal Food", ka postuar fotot jo fort ortodokse të Krasniqit në një veturë super luksoze.

Në bazë të asaj çka thotë Piraj, vetura në fjalë është e tipit McLaren, derisa Krasniqi në një pozë shihet i ulur duke shikuar në të majtë me buzëqeshje, derisa në sfond shihet e ngritur dera e ashtuquajtur "vetëvrasëse".

Në pozën tjetër, Krasniqi tash është i fotografuar nga ana ballore, me duart në timon shikon drejt, sikur e ka ndërmend t'i thyejë një grumbull rregullash shpejtësie - apo ndoshta thjesht është imagjinata ime.

Një gjë duhet thënë - nëse e ka ndërmend të bëjë një xhiro, bën mirë t'i ulë dyert paraprakisht.

Në foton e tretë të publikuar nga zoti Piraj, Krasniqi duket i ulur në tavolinë në mesin e tre burrave të tjerë, derisa shikon me buzëqeshje në drejtim të kamerës.

Lajme të ngjashme