Shefja e USAID-it: Dialogu të përfundojë në njohje, Asociacioni është urgjencë
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës epilog duhet ta ketë njohjen e ndërsjell; Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serb është hap absolutisht kritik për t’u siguruar që normalizimi i marrëdhënieve mund të vazhdojë. Ishin këto dy mesazhe që Shefja e Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID, Samantha Power, bëri gjatë vizitës së saj në Kosovë.
Power, njëjtë si zyrtarët e lartë amerikanë, çështjen e Asociacionit e ngriti në rend të parë. Tha se ka urgjencë rreth saj. Gjithashut ajo përfoli edhe nevojë për kompromis, që sipas saj, përfundimisht duhet të çojë në njohje të ndërsjellë mes palëve.
“Ne shpresojmë që tani që më në fund ka ndodhur dialogu për atë se si mund të duket, edhe nëse palët ende nuk janë dakorduar për një vizion, se cilat do të jenë modalitetet, madje kjo është hera e parë që ka ndodhur ky lloj angazhimi përmbajtësor. Është e rëndësishme që idetë të shkëmbehen dhe të arrihet kompromisi, në mënyrë që normalizimi të mund të vazhdojë që do të rezultojë përfundimisht, me njohjen reciproke”, tha ajo, siç e citoi KosovaPress.