"Shefja e nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim", Bajrami i kundërpërgjigjet Mihalit
Në një përplasje të ashpër në rrjetet sociale, Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, akuzoi partitë opozitare, PDK dhe LDK, se “çdo herë që kanë diçka për të thënë që s'e besojnë as vet, PDK dhe LDK nxjerrin respektivisht Vlora Çitakun dhe Hykmete Bajramin ta thonë.”
Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila dënoi pretendimet e Mihalit dhe e cilësoi atë si “shefe të nëntokës së Vetëvendosjes që kontrollon çdo punësim”.
Bajrami e sfidoi Mihalin për një sërë premtimesh të pa realizuara edhe disa çështje urgjente me të cilat përballet qeveria e Vetëvendosjes.