Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Krenarë që Kosova është rreshtuar krah BE-së
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog është deklaruar se është krenar që Kosova është rreshtuar krah BE-së në çështjen e Ukrainës.
“Jam krenar që Kosova është rreshtuar në mënyrë të qartë krah BE-së, që do të thotë që jo veç se ka marrë qëndrim të qartë politik por është rreshtuar me sanksione, i ka ndihmuar refugjatëve dhe duke pranuar qëndrimin e gazetarëve ukrainas”, tha ai për EO.
Tutje Szunyog tha se kjo tregon që Kosova e ka vendin në BE.