Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: Duhet të sigurohemi që në Ballkanin Perëndimor të mos ketë më kurrë konflikt
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se derisa Bashkimi Evropian mbështetë luftën e Ukrainës kundër Rusisë, në Kosovë duhet ruajtur paqja që të shmanget një tjetër konflikt në Ballkanin Perëndimor.
“Ndërsa BE-ja vazhdon të mbështesë Ukrainën në këto kohë të vështira me ndihmë të paprecedentë financiare, humanitare dhe ushtarake, këtu në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ne duhet të ruajmë paqen dhe të sigurojmë që konflikti të mos kthehet kurrë në këtë pjesë të Evropës.” – tha ai në Twitter.
As the 🇪🇺 #EU continues to support 🇺🇦 in these difficult times with unprecedented financial, humanitarian, and military assistance, here in Kosovo 🇽🇰 and the #WesternBalakans we must preserve peace and ensure that conflict never returns to this part of Europe.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) November 21, 2022