Shefi i stafit të Zelenskyt thotë se Rusia do të paguajë për urinë e vjetër dhe krimet e reja - NACIONALE

Shefi i stafit të Zelenskyt thotë se Rusia do të paguajë për urinë e vjetër dhe krimet e reja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rusia do të paguajë për urinë e periudhës sovjetike, që kishte lënë miliona ukrainas të vdekur gjatë dimrit të periudhës 1932 – 1933 dhe për veprimet e saj në luftën e tanishme në Ukrainë, tha të shtunën shefi i administratës presidenciale të Ukrainës.

“Rusët do të paguajnë për të gjitha viktimat e Holodomor-it [uria e viteve të tridhjeta në Ukrainë] dhe do të përgjigjen për krimet e sotme”- shkroi Andriy Yermak-u në rrjetin Telegram, duke e përdorur emrin ukrainas për ngjarjen tragjike të asaj periudhe.

Në nëntor të vitit 1932, udhëheqësi i atëhershëm sovjetik, Jozef Stalin, i kishte dhënë urdhër policisë për t’i konfiskuar tërë drithërat dhe kafshët shtëpiake nga fermat e kolektivizuara ukrainase, përfshirë farat për mbjelljen e vitit pasues.

Miliona banorë ukrainas vdiqën nga uria në muajt vijues. Historiani i Universitetit të Yale-s, Timothy Snyder, e ka quajtur këtë tragjedi “vrasje masive e paramenduar qartazi”.

Lajme të ngjashme