Shefi i OSBE-së në Kosovë përshëndet marrëveshjen për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe Automjetet
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Gerard McGurk, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt dhe për Automjetet.
McGurk e cilësoi këtë si hap të rëndësishëm në trajtimin e një çështjeje praktike që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Përshëndes marrëveshjen për zbatimin e ardhshëm të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet, ky një hap i rëndësishëm përpara në adresimin e një çështjeje praktike që prek jetën e përditshme të njerëzve. Urime Kryeministrit Kurti, Përfaqësuesit Special të BE-së Peter Sorensen dhe Ambasadorit Aivo Orav për lidershipin dhe angazhimin e tyre”.