Shefi i Kabinetit të Përparim Ramës mohon akuzat dhe paralajmëron padi - NACIONALE

Shefi i Kabinetit të Përparim Ramës mohon akuzat dhe paralajmëron padi

2 orë më parë

nga NACIONALE

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kryeqytetit, Florent Maliqi, ka mohuar pretendimet për korrupsion dhe përmbajtjen e bisedave të publikuara, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe pjesë të një fushate denigruese ndaj tij.

Në një reagimi, Maliqi ka thënë se publikimet synojnë të dëmtojnë integritetin e tij personal dhe institucional.

“Pretendimet për korrupsion dhe bisedat e tjera të publikuara janë tërësisht të pavërteta, qesharake dhe pjesë e një fushate të ulët denigruese që synon të dëmtojë integritetin tim personal dhe institucional”, thuhet në reagim.

Maliqi ka deklaruar se është duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe institucionet kompetente dhe se pret zbardhjen e plotë të rastit. Ai ka kërkuar gjithashtu identifikimin e personave që, sipas tij, qëndrojnë prapa fabrikimit dhe shpërndarjes së pretendimeve.

“Në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë dhe institucionet kompetente, pres zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, përfshirë identifikimin e personave që qëndrojnë prapa këtij fabrikimi, denigrimi dhe linçimi publik”, ka deklaruar Maliqi.

Ai ka paralajmëruar ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj personave të përfshirë në organizimin, fabrikimin dhe shpërndarjen e pretendimeve, duke thënë se do të angazhohet që çështja të zbardhet deri në fund dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Lajme të ngjashme