Shefi i FFK-së, Ademi në festën e "Plisave", të cilët s'e njohin Kombëtaren e Kosovës - NACIONALE

Shefi i FFK-së, Ademi në festën e "Plisave", të cilët s'e njohin Kombëtaren e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është i pranishëm në festën e "Plisave" për 35-vjetorin e themelimit, tifozëri kjo që haptas ka bërë të ditur s'e nuk e njeh Kombëtaren e Kosovës.

Tash e sa vite, "Plisat" nuk e njohin Kombëtaren e Kosovës duke mos i mbështetur asnjëherë nga afër, përkundrazi janë tifoz të "zjarrtë" të fqinjëve tanë, Shqipërisë.

Sidoqoftë, i pari i FFK-së e ka harruar këtë, duke qenë pranë tyre në festën e themelimit.

Postimi i plotë i kryetarit Ademi në "Facebook".

Sonte pata kënaqësin që në sheshin e kryeqytetit t'i uroj "Plisat" dhe qytetarët e Prishtinës për festën kombëtare të 28 Nëntorit, por edhe për 35-vjetorin e themelimit të këtij tifogrupi.

"Plisat" kanë qenë dhe mbesin simboli i kryqytetit. Ata i japin shpirt dhe frymëzim qytetit dhe klubit Prishtina në të gjitha sportet.

Këngët dhe koreografitë e tyre i japin hijeshi futbollit. Me "Plisat" stadiumet e palestrat sportive vishen me ngjyrat e spektaklit.

Kryetarin dhe të gjithë anëtarët e këtij tifogrupi i uroj për këtë përvjetor dhe ju dëshiroj suksese të vazhdueshme, me shpresë se pjesëmarrja e tyre në arenat sportive do të jetë edhe më madhështore në vitet në vijim.

Dashuria për sportin dhe në veçanti për futbollin është e jashtëzakonshme te secili anëtar i "Plisave", derisa brohoritjet dhe këngët e tyre janë motiv shtesë për çdo sportist që përfaqëson klubet e kryeqytetit”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme