Shefi i EULEX: Ndriçimi i fatit të personave të pagjetur obligim dhe prioritet i yni - NACIONALE

Shefi i EULEX: Ndriçimi i fatit të personave të pagjetur obligim dhe prioritet i yni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se ndriçimi i fatit të personave të pagjetur është obligim dhe prioritet i tyre.

Përmes një shkrimi në rrjetin social "X", ai ka thënë se personat e pagjetur nuk harrohen asnjëherë.

“Të përulur për t’iu bashkuar autoriteteve të Kosovës, familjeve të personave të pagjetur dhe komunitetit ndërkombëtar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur.” – ka thënë ai.

Ndryshe, të premten në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë.

Lajme të ngjashme