Shefi i EULEX-it shkruan për takimin me Osmanin: Shumë produktiv - NACIONALE

Shefi i EULEX-it shkruan për takimin me Osmanin: Shumë produktiv

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i misionit të EULEX në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano ka shkruar në lidhje me takimin që ka pasur sot gjatë dites me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se është i nderuar nga ky takim “shumë produktiv, i sinqertë dhe konstruktiv”

Veç kësaj, Barbano ka bërë të ditur se me presidenten Osmani, kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për përkushtimin e EULEX-it në mbështetje të institucioneve për sundimin e ligjit.

Ndërkohë, në lidhje me këtë takim, më herët u deklarua edhe Presidenca e Kosovës:

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Presidentja Osmani dhe shefi i EULEX-it Barbano diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, brenda mandatit teknik të EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie”.

Lajme të ngjashme