Shefi i EULEX-it: Është jashtëzakonisht e rëndësishme që prokuroria të jetë e pavarur dhe të mos ndikohet nga politika - NACIONALE

Shefi i EULEX-it: Është jashtëzakonisht e rëndësishme që prokuroria të jetë e pavarur dhe të mos ndikohet nga politika

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano, ka vlerësuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që prokuroria të jetë e pavarur dhe të mos ndikohet nga politika.

Barbano, i cili sot ka marrë pjesë në konferencën e Prokurorit të Shtetit, shpreson se anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës të tregoi ndershmëri dhe profesionalizëm.

Në llogarinë e tij në “X”, ai ka se vetëm kështu forcohet besimi i qytetarëve.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që prokuroria të jetë e pavarur dhe të mos ndikohet nga politika. Ne shpresojmë që anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPC) do të tregojë ndershmëri dhe profesionalizëm, në mënyrë që të forcohet besimi i qytetarëve në sistemin prokurorial”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme