Shefi i CIA-s: S’ka të dhëna të inteligjencës që Putini është i sëmurë - NACIONALE

Shefi i CIA-s: S’ka të dhëna të inteligjencës që Putini është i sëmurë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i CIA-s, William Burns, ka thënë se nuk ekzistojnë të dhëna të inteligjencës se presidenti rus, Vladimir Putin, ka shëndet të paqëndrueshëm ose të keq.

Në medie ka pasur spekulime se kreu i Kremlinit, që mbush 70 vjet këtë vit, mund të jetë duke vuajtur nga shëndeti i keq, me gjasë nga kanceri.

Sidoqoftë, Burns tha se nuk ka dëshmi për ta sugjeruar këtë, duke thënë me shaka se Putini duket tepër i shëndoshë.

“Ka shumë thashetheme për shëndetin e presidentit Putin dhe aq sa mund të themi ne, ai është tërësisht tepër i shëndoshë”, tha Burns në Forumin e Sigurisë, Aspen, në Kolorado.

Duke reaguar ndaj të qeshurave, ai shtoi se ky nuk ishte gjykim formal i inteligjencës.

Burns ka qenë ambasador në Moskë dhe tha se e ka vëzhguar presidentin rus për më shumë se dy dekada.

“Ai (Putini) është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është që ta kthejë Rusinë si fuqi të madhe. Ai beson se çelësi për arritjen e kësaj është rikrijimi i një sfere ndikimi në fqinjësinë e Rusisë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa e kontrolluar Ukrainën”, tha Burns.

Lajme të ngjashme