Shefi i bektashive në Turqi i del kundër Edi Ramës: Nuk dëshirojmë fe të kontrolluar nga shteti
BBC-ja në gjuhën turke i ka kushtuar një shkrim të gjatë idesë së Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, për themelimin e një shteti bektashi.
Për artikullin e BBC-së në Turqi ka folur edhe Ozgur Kaplan, sekretari i përgjithshëm i Federatës Alevi-Bektashi.
Në përgjigjën e tij, Kaplan ka treguar se kjo federatë është kundër idesë së një shteti bektashi.
“Ne nuk dëshirojmë një fe të kontrolluar nga shteti askund në botë. Nuk ndryshonë ndonjë gjë fakti që është Shqipëria. Në përgjithësi, jemi kundër një situate të tillë” – i tha ai BBC-së në gjuhën turke, transmeton Nacionale.