Shefi i BE-së lavdëron Kuvendin për disa ligje, asnjë fjalë për konfiskimin e pasurisë
Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szyoung, ka lavdëruar Kuvendin e Kosovës për miratimin e disa ligjeve që ndërlidhen me korrupsionin e deklarimin epasurisë.
Por, shefi i BE-së nuk e ka zënë në gojë miratimin e ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pasjustifikueshme që u miratua sot.
Kjo pasi BE-ja, edhe në të kaluarën kishte pasur dilemma rreth këtij ligji.
“Më vjen mirë që gjatë 2 javëve të fundit Kuvendi i Kosovës ka miratuar disa ligje që janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian, përfshirë këtu Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë dhe Kodin e ri për Procedurën Penale”.
“Miratimi i këtyre ligjeve paraqet një hap kyç legjislativ në garantimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe ato janë gjithashtu pjesë e Agjendës së Reformës Evropiane II”, ka shkruar ambasadori.