Shefi financiar i Pentagonit: Lufta në Iran i ka kushtuar deri tani ShBA-së 25 miliardë dollarë
Anëtari më i lartë demokrat i komisionit, Adam Smith, citohet të ketë pyetur se sa i ka kushtuar deri tani ShBA-së lufta në Iran dhe nëse ligjvënësit mund të marrin së shpejti nga Pentagoni një vlerësim të plotë të kostos.
Shefi financiar i Pentagonit, Jules Hurst, po ashtu i pranishëm në dëgjesë, tha: “rreth 25 miliardë dollarë”, duke shtuar se municionet përbëjnë pjesën më të madhe të kësaj kostoje, shkruan BBC.
“Jam i kënaqur që iu përgjigjët kësaj pyetjeje, sepse kemi kërkuar për një kohë shumë të gjatë dhe askush nuk na e ka dhënë shifrën”, thotë Smith.