"ShBA të mbetet partner i ngushtë", tre kongresmenë amerikanë me Rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit SHBA-Kosovë
Në mbështetje të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, tre kongresmenët amerikanë, Ritchie Torres nga Nju Jorku, Elissa Slotkin dhe Lisa McClain, kanë dorëzuar së bashku një Rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve më 4 gusht 2023.
Kjo Rezolutë afirmon partneritetin e ngushtë ndërmjet vendeve dhe nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.
Rezoluta, e titulluar "Rikonfirmimi i partneritetit të ngushtë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës", nënvizon miqësinë e qëndrueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës dhe rikonfirmimit të fuqishëm të mbështetjes për paqen, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit.
Në thelb, kjo rezolutë duke theksuar përbashkëta demokratike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës, duke njohur përafrimin e ngushtë të parimeve, institucioneve demokratike dhe përkushtimit ndaj të drejtave të njeriut dhe mbështetjes së madhe që Shtetet e Bashkuara gëzojnë nga populli i Kosovës, kërkohet që, nën një, "Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i ngushtë i Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës mbetet një partner i ngushtë i Shteteve të Bashkuara" dhe nën dy "politika e Shteteve të Bashkuara për të promovuar njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, multietnik brenda kufijve të saj të njohur të mbetet e njëjtë".