ShBA-të e fusin në listë të zezë edhe kryeministrin e Bosnjës - NACIONALE

ShBA-të e fusin në listë të zezë edhe kryeministrin e Bosnjës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasada Amerikane në Sarajevë, përmes një postimi në Twitter, ka berë të ditur se Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka futur në listën e zezë, kryeministrin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Fadil Novaliq.

Përveq Novaliqit, edhe biznismeni Slobodan Stankoviq ka hyre në këtë listë, për shkak të marrdhënieve që këta dy të fundit kanë me Milorad Dodikun, i cili tash e disa vite është në listen e zezë amerikane.

“Në javën para zgjedhjeve të vitit 2018, Novaliq përdori informacionin për pensionistët e marrë përmes pozicionit të tij zyrtar për të dërguar letra në të cilat citonte arritjet e tij dhe premtoi se do të rriste pensionet në një vend ku çështja e pensioneve ka një rëndësi të madhe politike”, thuhet në komunikatën e leshuar nga qeveria amerikane.

Lajme të ngjashme