SHBA po kërkon shpjegim nga Serbia për marrëveshjen me Rusinë - NACIONALE

SHBA po kërkon shpjegim nga Serbia për marrëveshjen me Rusinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po kërkojnë një shpjegim nga Serbia marrëveshjen me Rusinë, rreth politikës së jashtme, ka deklaruar ambasadori amerikan Christopher Hill.

“Në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë, shumë pak e bëjnë. Përveç atyre rekrutëve të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë” – tha ambasadori amerikan Christopher Hill në një fjalim para gazetarëve pas forumit rajonal “Qeverisja e mirë dhe politikat kundër korrupsionit në kohë pasigurie gjeopolitike”, raporton Rs.n1info.

Hill tha se gjatë javës së kaluar në Nju Jork, janë zhvilluar bisedime të shkëlqyera ndërmjet delegacioneve të SHBA-së dhe Serbisë dhe se në fund të javës edhe pas gjithë atyre bisedimeve kanë marrë vesh për nënshkrimin e protokollit.

Ambasadori amerikan shton se nuk e kanë parë protokollin e nënshkruar, pasi nuk është dokument publik.

“Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por duam të dëgjojmë një shpjegim të asaj që është në rrezik”- tha Hill.

Me 23 shtator, Serbia dhe Rusia, kanë nënshkruar një marrëveshje të re bashkëpunimi. Marrëveshje kjo e cila ka të bëjë me konsultimet e ndërsjellta, mbi çështjet e politikës së jashtme. Kjo marrëveshje, u bë nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç dhe homologu i tij i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Lajme të ngjashme